Shirat e rrëmbyeshëm në Indi, të paktën 15 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut

Shirat e rrëmbyeshëm në Indi, të paktën 15 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe reshjeve të dendura në shtetin Uttarakhand të Indisë. Pamjet filmike tregojnë përmbytjen e qytetit Sahastradhara nga ujërat e baltës, duke shkaktuar dëme të mëdha në dyqane, rrugë dhe banesa, ndërsa banorët kërkonin strehim. “Dyqani im u përmbyt nga uji”, deklaroi një banor i zonës për agjencinë e lajmeve ANI. Sipas gazetës Indian Express, 13 trupa janë nxjerrë ditën e martë në qytetin Dehradun dhe nga një tjetër trup në zonat Pithoragarh dhe Nainital. Uttarakhand përjeton shpesh përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të cilat disa ekspertë i lidhin me ndryshimet klimatike. Në muajin gusht, një përmbytje dhe një valë balte përfshinë fshatin Darali, duke lënë të...