Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kryeministri Rama: Do të diskutojmë me NATO ndërtimin e portit ushtarak në Porto Romano
Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare është e angazhuar për të thelluar bashkëpunimin me NATO-n përmes projekteve konkrete infrastrukturore, përfshirë edhe ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano.“Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për të bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Porto Romano.Dhe sigurisht, jemi këtu edhe për të folur bashkë se si mund të aksesojmë programin “Safe” të Bashkimit Evropian, i cili, në aspektin e sigurisë, shkon përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm edhe për vendet e NATO-s në Europë”, vijoi...