Rutte takim me Ramën në Bruksel: Shqipëria aleat i fortë, mbështetemi tek ju! Kryeministri: Po rilindim industrinë ushtarake..

Rutte takim me Ramën në Bruksel: Shqipëria aleat i fortë, mbështetemi tek ju! Kryeministri: Po rilindim industrinë ushtarake..

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe u fokusua te roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.  Rutte vlerësoi kontributin e vendit tonë në Aleancë dhe theksoi se Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen  “Është një nder i madh të kem këtu mikun tim të ngushtë, Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i fortë. Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim i madh.  Shqipëria po zhvillon industrinë e saj të mbrojtjes, përfshirë edhe përmes ndërmarrjes shtetërore, çka është e rëndësishme...