Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin
Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga viti 2022, njoftoi gjyqësori iranian. “Babak Shahbazi… u ekzekutua me varje mëngjesin e sotëm, pas një procesi të drejtë gjyqësor dhe pas konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme”, njoftoi portali i gjyqësorit, Mizan Online. Nuk është menjëherë e qartë kur Shahbazi u arrestua, por Mizan tha se ai u dënua me vdekje për akuzat të “korrupsionit në tokë” – term që shpesh përdoret për aktivitete që shihen si kërcënim për sigurinë kombëtare të Iranit – dhe “luftës kundër Zotit”. Mizan raportoi se ai ishte përfshirë në projektimin dhe instalimin e sistemeve industriale të ftohjes për kompani të lidhura me objekte ushtarake dhe të...