Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Djali i Ricky Hatton thyen heshtjen pas vdekjes së legjendës së boksit: Ishe modeli im në çdo aspekt të jetës
Djali i Ricky Hatton, Campbell Hatton, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes tragjike nga jeta të të atit, ikonës së boksit britanik. Në një postim emocional në rrjetet sociale, 24-vjeçari shkroi “Zemërthyer nuk është fjala e duhur për ta përshkruar. Gjithmonë më kanë thënë që isha kopja jote, dhe nuk ka fjalë më të saktë.” Në homazhin e tij, Campbell shton “Të kam pasur model në çdo aspekt të jetës. Nuk mund të shpjegoj sa shumë do të më mungojnë të qeshurat, momentet e bukura, gjithçka që kemi kaluar bashkë. Nuk e besoj dot që nuk do të kemi më të tilla. Të dua, babi.” Postimi u shoqërua me video prekëse të dyshes duke kënduar, duke përqafuar njëri-tjetrin dhe duke kaluar kohë bashkë...