Trump në Britaninë e Madhe – Diplomaci dhe nervozitet

Trump në Britaninë e Madhe – Diplomaci dhe nervozitet

mberritja e ciftit trump ne aeroport BRITANI E MADHE- Avioni presidencial Air Force One aderoi në orën 21:07 sipas orës lokale në afërsi të Londrës. Presidenti i SHBA-së Donald Trump të mërkurën do të pritet në kështjellën Windsor nga mbreti Charles III. Të enjten (18.09.2025) Trump do të takohet me kryeministrin britanik Keir Starmer në çiflikun e tij Chequers. Teatri politik në Oval Office Kur kryeministri britanik Keir Starmer në fund të shkurtit 2025 i dorëzoi presidentit Trump në Oval Office ftesën e nënshkruar nga mbreti Charles, pasoi një skenë teatri politik, që ka shanse të mira për të hyrë në historinë britanike: "A ta lexoj tani?", pyeti Trump. "Po, të lutem", u përgjigj Starmer dhe shtoi më pas: "Tani mungon vetëm përgjigja juaj." Trump menjëherë ia...