Qeveria e Spanjës me ‘dorë të hekurt’, 53 mijë apartamente pushimi do të hiqen nga platformat online

Qeveria e Spanjës me ‘dorë të hekurt’, 53 mijë apartamente pushimi do të hiqen nga platformat online

Banderola kundër turizmit masiv dhe apartamenteve të pushimeve në Palma de Mallorca SPANJË- Qeveria spanjolle do të heqë më shumë se 53.000 apartamente të paligjshme pushimesh nga platformat online. Këto apartamente së shpejti do të përfshihen në tregun e rregullt të pasurive të paluajtshme dhe do të jenë në dispozicion të "të rinjve dhe familjeve të vendit tonë", tha kryeministri Pedro Sánchez në një aktivitet partiak në Malaga. Sipas Sánchezit, këto janë apartamente që kanë aplikuar për numrin e detyrueshëm të regjistrimit që nga 1 korriku, por nuk e kanë marrë atë, sepse nuk i plotësojnë kërkesat ligjore. "Mijëra parregullsi janë zbuluar në shumë prej këtyre akomodimeve." Sipas RTVE, ka një numër veçanërisht të lartë rastesh në Sevilje (2.289), Marbeja (1.802), Barcelonë (1,564), Malaga (1,471) dhe Madrid...