Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hyjnë në fuqi rregulloret e reja, transfertat bankare më të lira dhe brenda ditës! Asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë
Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e reja të Bankës së Shqipërisë, që parashikojnë uljen e transfertave kombëtare në Lekë dhe në Euro. Banka e Shqipërisë ka vendosur që për pagesat në nisje të nisura në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat ose institucionet e tjera të pagesave nuk duhet të aplikojnë komisione. Me rregulloren e mëparshme, ky kufi ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare. Rregullorja parashikon edhe ulje të komisioneve për transfertat në vlera më të mëdha, e përshkallëzuar në disa shuma. Çmimi i komisioneve të aplikuara...