Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkarkimi i Veliajt në duart e këshilltarëve bashkiakë socialistë!
Erion Veliaj TIRANË-Sot anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak do të mblidhen në një takim, ku një ndër temat që priten të diskutohen është shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak që të shkarkonin Veliajn, duke vendosur dhe një afat një javor. Partia Socialiste do të futet në garë me kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të kërkuar të marrin sërish drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Nga ana tjetër burime pranë avokatëve të kryebashkiakut bëjnë me dije se Veliaj do të ankimojë vendimin, pasi është në procedurë e sipër për ta çuar çështjen në Strasburg, dhe një vendim i tillë humbet integritetin e procesit. Si do të bëhet shkarkimi i Veliajt? Kryetari i bashkisë shkarkohet...