Skemat piramidale “online”/ Dalin para Gjykatës së Fierit 6 të arrestuarit për masën e sigurisë

Skemat piramidale “online”/ Dalin para Gjykatës së Fierit 6 të arrestuarit për masën e sigurisë

Mëngjesin e së mërkurës kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier 6 të arrestuarit, të rënë në pranga nga blutë e Fierit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.  Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe prokurore Jonida Allushi, për t’u njohur me masën e sigurisë.  Këta shtetas kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Operacioni u shtri në disa qytete të vendit, por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier.   Skema arriti të zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë, ndërsa në ditët në vijim pritet të arrestohen dhe persona të tjerë, ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë...