Kryeministri Rama në Bruksel, takohet me shefin e NATO-s Mark Rutte

Kryeministri Rama në Bruksel, takohet me shefin e NATO-s Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama u takua në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.  Kryeministri udhëtoi të hënën për në Bruksel në kuadër të Koferencës së 6 Ndërqeveritare që u mbajt një ditë më parë, ku u hapën edhe 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.  Takimi i kryeministrit me shefin e aleancës vjen pasi vendet anëtare ranë dakord me kërkesën e Donald Trump për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5%, vendim që u mor në qershor. Vjen gjithashtu në një kohë kur presidenti amerikan ka kërkuar nga vendet e NATO-s sanksione ndaj Rusisë dhe ndalimin e blerjes së naftës ruse, si një mënyrë për të detyruar Moskën të ndalë luftën në Ukrainë.  Rutte ishte në Tiranë më 16 maj, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku mblodhi liderët e Evropës. ...