Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Reshat Arbana në 85 vjetor, Arkivi i Filmit: Ai solli në jetë mbi 40 personazhe në kinema dhe qindra role në teatër
Reshat Arbana një prej figurave më të dashura të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, një jetë në shërbim të artit! Reshat Arbana “Nderi i Kombit” festoi 85-vjetorin e lindjes. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shprehet se me një zë të ngrohtë dhe të fuqishëm që të imponon respekt e që rrjedh si jehonë prej shpirtit, dhe me një prani të thellë në skenë e në ekran, Arbana rrënjosi veten në zemrat e publikut shqiptar për dekada me radhë. “Ai solli në jetë mbi 40 personazhe në kinematografi dhe qindra role në teatër, duke u bërë një simbol i gjallë i shpirtit popullor, burrërisë, dhimbjes, revoltës dhe dashurisë për vendin. Nga figura të historisë kombëtare, te njerëz të thjeshtë me halle e krenari të mëdha, Reshat Arbana...