Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, tre persona dërgohen në spital

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, tre persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier–Lushnje, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”. Ngjarja ka përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën me pasoja tragjike. Fillimisht u raportua për tre persona të lënduar, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por mësohet se një prej tyre, një grua, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Forcat e policisë rrugore mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës dhe devijimin e qarkullimit, i cili për disa minuta u paralizua për shkak të grumbullimit të automjeteve në të dyja drejtimet. Aktualisht qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, nën drejtimin e...