Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, protesta të mëdha në vend: Nuk je i mirëpritur këtu
Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në Windsor për të protestuar kundër vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili do të qëndrojë në Britani dy ditë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje 10 miliardë-dollarëshe me kryeministrin Keir Starmer. Ndërkohë që pritet ulja e avionit të Presidentit të shoqëruar nga gruaja e tij Melania, protestuesit e kanë shoqëruar kryengritjen e tyre me sloganin: “Thuajeni me zë të lartë, thuajeni qartë, Donald Trump nuk është i mirëpritur këtu”. Protesta të mëtejshme priten gjithashtu nesër, me Koalicionin Stop Trump, i cili përfshin 50 sindikata dhe organizata bamirësie, duke thënë se do të organizojnë një demonstratë kombëtare në Londër kundër vizitës shtetërore. Top Channel