‘Evropa në periudhën më të zezë’, Lubonja: Rama po mashtron qytetarët për integrimin

‘Evropa në periudhën më të zezë’, Lubonja: Rama po mashtron qytetarët për integrimin

Analisti Fatos Lubonja, ka shprehur kritika të forta ndaj procesit të integrimit evropian dhe qasjes së qeverisë shqiptare ndaj tij. I ftuar në një emision televiziv Lubonja u shpreh se retorika politike mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian po përdoret nga kryeminsitri që shqiptarët mos të ikin nga vendi. “Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarde evropiane. Të kemi një shtet të së drejtës dhe një drejtësi të pavarur,” tha Lubonja. Sipas tij, realiteti aktual në Evropë nuk ofron më atë model që shqiptarët presin, pasi “është në periudhën më të zezë”. “Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu (në Shqipëri) bëhet edhe shkelje e parlamentit. A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj...