Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare

Vrasësit të Charlie Kirk i komunikohen akuzat zyrtare

Gjithsej shtatë akuza u ngritën kundër autorit të dyshuar të vrasjes së Charlie Kirk , Tyler Robinson, ku kryesorja e vuri atë përballë dënimit me vdekje. Siç u njoftua, Robinson tani zyrtarisht akuzohet për: Vrasje e shkallës së parë: Kjo është akuza më e rëndë dhe mund të sjellë dënimin me vdekje sipas ligjit të Utahut. Dy akuza për pengim të drejtësisë: Lidhen me veprimet që Robinson mund të ketë ndërmarrë për të shmangur arrestimin ose për të fshehur provat. Dënimi për këtë vepër penale është deri në 15 vjet burg. Përdorimi i armës së zjarrit – Krimi i rëndë: Ky është akti i përdorimit të një arme zjarri që rezulton në vdekjen e Kirkut. Dënimi është nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm....