Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gazetarja tregon detaje nga gjyqi në Hagë: Thaçi pas xhamit i buzëqeshur, ja pse u emocionua me amerikanin
Kosova E Martë, 16 Shtator 2025 21:50 Nga Haga ku prej dy ditësh po dëshmon ish-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin, gazetarja Denada Jushi ka sjellë detaje nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ajo tha se gjatë dëshmisë së James Rubin, ish-presidenti Hashim Thaçi është parë i buzëqeshur. Ajo theksoi se pas xhamit asnjë prej të akuzuarve në Hagë nuk duket shfaq rënie emocionale. “Mundësia për të komunikuar me ta është e pamundur, por vetëm përballë një xhami na kanë përshëndetur. Të gjitha ato që ndodhin nga shtypi dhe protesta mblidhen nga ekipi mbrojtës. Por nuk e di cili është emocioni i tyre, por është emocion t’i shihje. Asnjë prej tyre nuk prezanton rënie emocionale dhe pse kanë kaluar 5...