Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri përfshin fshatin Sherishtë në Vlorë, dyshohet se është vënë qëllimisht
Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e së martës në fshatin Sherishtë të Vlorës, vatër zjarri kjo e cila dyshohet e qëllimshme. Forcat zjarrfikëse të cilat u lajmëruan menjëherë ndërhynë për shuarjen e flakëve. Falë ndërhyrjes së tyre në kohë është parandaluar përhapja e flakëve dhe janë vendosur në kontroll.