Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            I dyshuari për vrasjen e Kirkut akuzohet për vrasje të rëndë, rrezikon të dënohet me vdekje
                            Prokurorët në Utah të Shteteve të Bashkuara kanë ngritur të martën aktakuzë për vrasje të rëndë kundër Tyler Robinsonit, i cili akuzohet për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet të Utahs. Kjo nënkupton se Robinson mund të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor për vrasjen e Kirkut javën e kaluar në Universitetin Valley në Orem. “Vrasja e Charlie Kirkut është tragjedi amerikane”, tha prokurori i qarkut në Utah, Jeff Gray, duke e shpallur aktakuzën ndaj Robinsonit. Ai tha se ADN-ja e Robinsonit u gjet në këmbëzën e armës së përdorur për të vrarë Kirkun. Kirk u qëllua për vdekje më 10 shtator teksa po fliste me studentët dhe vdiq pak kohë më vonë. Prokurorët pretendojnë se Robinsoni e qëlloi Kirkun...