Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Beteja për Merin që u plagos në ma*akrën në Shkodër, mblidhen mbi 12 mijë dollarë
Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 20:23 Mëngjesi i 8 shtatorit ishte kaotik në Shkodër. Kafja e mëngjesit u ndërpre nga një breshëri të shtënash që la pas 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe Meri, një vajzë e re që atë mëngjes ishte në punë si çdo ditë tjetër. Plumbat e kapën të pafaj, duke e sfiduar deri në kërcënim jete. Kjo vajzë e bukur, e pa përlyer në asnjë ngjarje kriminale, duke shërbyer kafet në lokalin ku ishte e punësuar u plagos nga plumbat e qëlluar me breshëri nga Ragip Gila duke u plagosur në krah. Meri u transportua në spitalin e Traumës për ndihmën e nevojshme mjekësore ku u nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Solidarizimi për të...