Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Ora e opozitës po troket”, Gjekmarkaj: Zgjohuni herët që ta dëgjoni
Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 21:20 Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj zbuloi betejat kryesore politike që si deputet do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature. Ai deklaroi se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare. ”Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund. Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e...