Trump viziton Britaninë e Madhe, pritet firmosja e disa marrëveshjeve ekonomike

Trump viziton Britaninë e Madhe, pritet firmosja e disa marrëveshjeve ekonomike

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbërrijë në Britaninë e Madhe për një vizitë tre ditore. Ai dhe Zonja e Parë Melania do të mirëpriten nga familja mbretërore. Sipas mediave të huaja programi përfshin paradë ushtarake, vendosje kurore në varrin e Mbretëreshës Elisabeth, një fluturim spektakolar nga Red Arrows dhe avionët F-35, si dhe një darkë shtetërore. Ai do të ketë diskutime edhe me kryeministrin Keir Starmer. Vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë pritet të thellojë lidhjet ekonomike midis dy aleatëve. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar se do të firmosen marrëveshje ekonomike me vlerë mbi 10 miliardë dollarë. Dy vendet do të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare e cila bazohet në tre shtylla kryesore: Një bashkëpunim i ri në fushën e shkencës dhe teknologjisë,...