Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkrumbohet një makinë në Bypassin e Vlorës, ja dyshimet e para
Shkrumbohet një makinë në bypassin e Vlorës Një automjet është përfshirë nga flakët në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin. Mjeti, i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë papritur nga zjarri dhe është djegur plotësisht. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë nisur si pasojë e një defekti teknik në automjet.