Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksidentohet turisti në shtegun Theth-Valbonë, ekipet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje
Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë, duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës. Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes. Sipas telefonatës së mbërritur në polici, turisti ka rrëshqitur në shtegun e Qafës së Valbonës, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Top Channel