Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mori flakë në lëvizje, shkrumbohet makina në bypassin e Vlorës
Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin. Mjeti, i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë papritur nga zjarri dhe është djegur plotësisht. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë nisur si pasojë e një defekti teknik në automjet. Top Channel