Ora e artit dhe e luksit! Dhurata e Mozzik për veten në 30-vjetorin e lindjes

Ora e artit dhe e luksit! Dhurata e Mozzik për veten në 30-vjetorin e lindjes

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, mbush 30 vjeç më 29 shtator dhe ka zgjedhur ta festojë në mënyrën më luksoze  të mundshme. Aktualisht i ndodhur në Zvicër, artisti ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave. Gramos Aliu, siç quhet me emrin e tij të vërtetë, ka blerë një orë të markës së famshme Richard Mille, e cila karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra në rrjetet sociale, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove, duke e renditur ndër investimet më të shtrenjta të reperit. Në mesin e fotografive të shpërndara nga vetë Mozzik, ai shihet duke pozuar pranë godinës së Administratës...