Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kanosje dhe kërcënime, nën hetim kryetari i Njësisë Administrative 12, pezullohet inspektori i Policisë
Një person është vënë nën hetim në gendje të lirë dhe kushëriri i tij është shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar një të tretë për motive pronësie. Dhunuesi Pajtim Allushi, 33 vjeç, është proceduar penalisht nga blutë pasi sherrit, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij 27-vjeçar, Sindi Allushi, edhe ky i përfshirë në rrahjen me grushta të shtetasit D.K.. Blutë raportojnë së është vënë nën hetim edhe 52-vjeçari Saimir Allushi, babai i 27-vjeçarit, pasi ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.. Saimir Allushi është kryetari i Njësisë Administrative Nr.12, në kryeqytet. Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim....