Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Kosova të krijojë institucionet”, OSBE: Presim të punojmë me qeverinë e re
Kryesuesja e OSBE-së njëherazi ministrja e jashtme e Finlandës Elina Valtonen ka vizituar Kosovën, ndërsa është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Në një konferencë për mediat, Valtonene ka bërë thirrje për krijimin sa më parë të institucioneve të reja. “Shpresoj që procesi i formimit të Kuvendit të vazhdoj në përputhje me Kushtetutën dhe të kemi qeveri të re me të cilën të vazhdojmë bashkëpunimin. Përforcimi i marrëdhënieve midis komuniteteve mbetet esenciale. Diskutuam edhe potencialin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe kontributin e tij në gjithë rajonin”, tha Elina Valtonene, kryesuesja e OSBE-së. Ndërkohë në një komunikatë presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë me OSBE-në në procesin e reformave, transparencës institucionale dhe të drejtave të njeriut. Vizita e Valtonenit vjen në...