Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Edi Rama takim me Sekretarin e NATO-s të mërkurën në Bruksel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të presë në një takim këtë të mërkurë, më 17 shtator, kryeministrin e vendit Edi Rama. Takimi mes tyre do të ndodhë herët në mëngjes, që sipas axhendës të botuar në faqe zyrtare të NATO-s, në orën 09:00 do të mbahet fjala e Sekretarit Rutte dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Takimi do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel. Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare pasi sot BE-ja hapi negociatat edhe për 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. /vizionplus.tv