Kuvendi miraton brenda 5 minutave kryetarët e komisioneve, Opozita bojkoton, s’bëhet pjesë e shkeljes së Kushtetutës

Kuvendi miraton brenda 5 minutave kryetarët e komisioneve, Opozita bojkoton, s’bëhet pjesë e shkeljes së Kushtetutës

Ka zgjatur vetëm 5 minuta seanca e pasdites së sotme për të votuar kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare.  Pasi miratoi me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit (paradite)  maxhoranca u mblodh sot pasdite për të votuar kryetarët dhe nënkryetarët. Opozita bojkotoi procesin e votimit pasi e cilëson miratimin e  ndryshimeve te  rregullores, të njanshme, ne shkelje të kushtetutës.  Kreu i PD, Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike deklaruan sot paradite se mazhoranca po shkelmon  kushtetutën, duke shkelur çdo procedure parlamentare dhe duke bërë ndryshime të njëanshme të rregullores. Votimi E gjithë seanca zgjati vetëm rreth 4 minuta dhe drejtuesit e komisioneve u miratuan me 77 vota pro dhe 1 kundër. Më pas kryeparlamentari Peleshi e cilësoi seancën të mbyllur.