Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lëvizja Bashkë zbret në garën për Tiranën, Redi Muçi zbulon kandidatin potencial
Lëvizja Bashkë do të ketë kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e konfirmoi në një studio televizive, deputeti i kësaj partie Redi Muçi, sipas të cilit kryeqyteti është bastioni i Lëvizjes Bashkë, ku kanë mbështetjen më të madhe qytetare. “Ne në Tiranë kemi mbështetjen tonë kryesore. Për hir të së vërtetës PS krahasimisht me 4 vite më parë pësoi humbje dhe një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës që dikur kanë votuar PS-në e kanë kthyer votën te Lëvizja Bashkë. Tirana është bastioni ynë kemi mbështetje të madhe dhe gjithmonë për qytetarët e Tiranës do kemi një alternativë, pavarësisht faktit që fushatat kanë kosto financiare dhe të energjive që shpenzojmë. Megjithatë ne jemi të gatshëm të hidhemi në...