Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ermonela Jaho rikthehet në TKOB, soprano e madhe ngjitet në skenë me koncertin “Kur ndjenjat marin zë”
“Kur ndjenjat marrin zë” është koncerti që rikthen të mërkurën në mbrëmje sopranon Ermonela Jaho në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Publiku do të përjetojë një udhëtim muzikor mes arieve dhe kryeveprave botërore, përmes një repertori që përmbledh dashuri, dramë, mall dhe triumf, të gjitha të shkrira në një zë të vetëm. “Nga bel canto deri në verismo, unë them se është një program më tepër sfidues, për mua sidomos që do e mbaj vetëm për dy orë. Një program që ka pjesë që nuk janë luajtur asnjëherë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe e ndjej si detyrim që t’i shkrij të gjitha këto arte në një të vetme, që publiku të marrë historinë për të cilën ti...