Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka vdekur një person dhe kanë mbetur të lënduar dy të tjerë, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafikut.