Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon
Gjykata e Apelit la në fuqi denimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ish-zyrtari u gjet fajtor për shpërdorim detyre në 2 raste. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve. Ai qëndron në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”. Pas këtij vendimi Dako duhet të vuajë disa ditë qendrimi në qeli.