Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump del garant: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se Izraeli nuk do ta godasë më kurrë Katarin. “Nuk do ta godasë Katarin. Kanë qenë një aleat shumë i mirë për ne dhe shumë njerëz e dinë. Nuk do ta godasë me Katarin, por do t’u vihet pas (anëtarëve të Hamasit)”, tha Trump në një prononcim për mediat nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, përcjell A2 CNN. Javën e kaluar, Izraeli bombardoi kryeqytetin e Katarit, Doha, duke shënjestruar zyrat e drejtuesve politikë të Hamasit. Veprimi u dënua nga Europa dhe bota arabe, por edhe Trump shprehu pakënaqësinë e tij, duke deklaruar se nuk ishte njoftuar paraprakisht. Një ditë më parë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Izraeli nuk do t’i ndalojë sulmet ndaj udhëheqësve...