Euro prek minimumin historik prej 97 lekë, Civici: Negative për eksportet

Euro prek minimumin historik prej 97 lekë, Civici: Negative për eksportet

Në fillim të kësaj jave, monedha e përbashkët europiane ka prekur një tjetër minimum historik, duke rënë nën 97 lekë. Sipas ekspertit të ekonomisë, Adrian Civici, duhet të mësohemi me këtë rend të ri të kursit të këmbimit të euros. “Gjatë gjashtë mujorit të parë, mbi 2.1 miliardë euro kanë qenë të hyra nga turizmi, shkaku kryesor i shtimit të kësaj vlere. Nëse shtojmë këtu muajin korrik dhe gusht, kjo shifër bëhet akoma më e lartë. Pikërisht, kjo është arsyeja kryesore pse ndodhet në këtë presion të vazhdueshëm ër t’u nënvlerësuar në raport me lekun. Intervali me të cilin duhet të mësohemi është 1 euro, 98 apo 100 lekë.”, tha Adrian Civici, ekspert ekonomie. Rënia e euros dhe fuqizimi i lekut ka anët e saj...