Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spanja vendos, voton për bojkotimin e Eurovisionit nëse Izraeli merr pjesë në festivalin e këngës
Bordi i transmetuesit shtetëror spanjoll RTVE ka marrë vendim për t’u tërhequr nga Festivali i Këngës Eurovision 2026 nëse Izraeli merr pjesë në garë. Ky vendim erdhi pas debatit të brendshëm ku votuan 10 anëtarë pro bojkotit, 4 kundër dhe 1 abstenim. Spanja bëhet kështu vendi i pestë që paralajmëron bojkotin e Eurovisionit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, pas Holandës, Sllovenisë, Islandës dhe Irlandës. Ky është edhe vendimi i parë i marrë nga “Pesë të Mëdhenjtë” e Eurovisionit, një grup që përfshin edhe Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë dhe Francën, vende këto që kontribuojnë më shumë financiarisht dhe kualifikohen automatikisht në event. Eurovision, i njohur për neutralitetin e tij politik, ka qenë i përfshirë këtë vit në polemika të mëdha për shkak të luftës...