Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            FOTOT/ I pari largohet Berisha, të tjerët e ndjekin nga pas. Rikthehen seancat e Kuvendit me gjysmën e sallës bosh
                            Opozita ka braktisur Kuvendin në momentin që deputetët do të votonin ndryshimin e rregullores, në javën e dytë të legjislaturës së re. Pas fjalës së mbajtur në foltore, Berisha nuk është drejtuar më në karrigen e tij, por ka dalë nga salla dhe pas, siç duket edhe nga fotot që ka fiksuar LSA-ja e kanë ndjekur të gjithë deputetët. Nga ana tjetër socialistët, tashmë me sallën gjysmë bosh, kanë miratuar me 79 vota pro, projektvendimet e parashikuara në rendin e ditës. Top Channel