Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Divjaksit si familje në ‘rrjetën’ e piramidave online! Investonin 5 mijë $, agjenti u tremb nga media dhe Braçe
Alma dhe Ereledio Shebeku TIRANË-ZËRI ka ndjekur një skemë mashtrimi ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Të fokusuar në qytete me numrin më të lartë të përdoruesve, ZËRI u intersua nga afër për mënyrën se si funksionon skema në Divjakë, ku banorët treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra s ii tërheqin lekët. Skema piramidale e plaftormës “XUEX”, në qytetin e Divjakës është shtrirë gjerësisht ku në dosjen e siguruar nga Prokuroria raportohet se janë regjistruar rreth 580 banorë, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 (njëmijë) dollar deri në 5,000 (pesë mijë) dollar dhe të ardhurat e fituara në këtë platformë tërhiqen çdo 45 ditë. Pëveç investimit personi i njohur me...