Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Socialistët miratojnë ndryshimet në Rregullore, opozita braktis seancën: Shkelje e Kushtetutës dhe puç institucional
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 79 vota pro ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit, një veprim që është kundërshtuar ashpër nga opozita e pranishme në seancë. Menjëherë pas fjalës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili kërkoi tërheqjen e mazhorancës nga kjo procedurë, deputetët opozitarë braktisën sallën. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se me këtë vendim, parlamenti miratoi ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, me emërtime dhe fusha të reja përgjegjësish. Qëndrimi i Opozitës: “Shkelje e Kushtetutës dhe puç institucional” Opozita e cilësoi këtë veprim si një “shkelje të hapur të Kushtetutës”, duke theksuar se ndryshimet në rregullore duhet të ndjekin të njëjtën procedurë si projektligjet, duke përfshirë një afat prej të paktën shtatë ditësh për shqyrtim të përshpejtuar. Gazment Bardhi, kreu...