Europa e befasuar nga ritmi i Shqipërisë drejt anëtarësimit/ Marta Kos: Vazhdoni me këtë ritëm

Europa e befasuar nga ritmi i Shqipërisë drejt anëtarësimit/ Marta Kos: Vazhdoni me këtë ritëm

Shqipëria është një hap më pranë BE, duke hapur sot edhe negociatat për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel. Kos u shpreh se shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ajo iu drejtua kreut të qeverisë, duke i thënë që të vazhdojë me këtë ritëm. “Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në detyrë dhe kjo është hera e 4-t tashmë që ne çelim një grup kapitull negociatash me Shqipërinë gjatë mandatit tim. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur dhe 1 grupkapitull dhe nuk kam aspak dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së...