“Përgjegjësi e madhe kjo që po bën sot”/ Strazimiri i drejtohet Niko Peleshit: Po shkelni të gjithë rregulloren

“Përgjegjësi e madhe kjo që po bën sot”/ Strazimiri i drejtohet Niko Peleshit: Po shkelni të gjithë rregulloren

Deputeti demokrat Gent Strazimiri është shprehur kundër ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke i thënë se ky projektligj është në shkelje totale ligjore. “Opinioni publik duhet ta dijë, çdo deputet ka dy materiale, Kushtetuta dhe ajo e Kuvendit. Betimin që na mbajtët disa ditë më përpara e kishit pikërisht për të respektuar pikërisht këtë dhe janë rregulla që vendosen për mazhorancën, por për opozitën dhe balancimin e pushteteve. Na keni sjellë një projekvendim, i cili të detyron të ndjekësh rrugën legjislative të projektiligje. Nuk po shkelni një nen, por një kreh të tërë të rregullores. Nëse mendoni se e kaloni pa lagur duke moslejuar të ketë debat i për çdo nisëm tjetër ligjore, nuk është çudi e radhës që...