Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Pa ty rruga jonë do të ishte më e gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka uruar publikisht Fatos Nanon për ditëlindjen e tij me një postim në rrjetet sociale. Rama ka shtuar se rruga e PS-së pa udhëheqjen e Nanos mund të kishte qenë shumë më e gjatë dhe më e vështirë. Në fund, Rama e mbyll urimin me fjalët: Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar. “Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet. Sot kur Shqipëria e sheh nga afër...