Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Thyen xhamat e marketit dhe vjedh një shumë parash, arrestohet i riu në Tiranë
Një i ri është arrestuar këtë të hënë në Tiranë. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.P., 32 vjeç, theu xhamat e një marketi në Rrugën e Dibrës dhe vodhi një shumë parash. Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit. Njoftimi: Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari. I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit. Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para...