Vdekja që po shokon Italinë- Paolo i dha fund jetës pas bullizmit në shkollë, e quanin ‘vajzë e vogël’

Vdekja që po shokon Italinë- Paolo i dha fund jetës pas bullizmit në shkollë, e quanin ‘vajzë e vogël’

viktima ITALI- Vetëvrasja e katërmbëdhjetëvjeçarit Paolo Mendico, i cili jetonte në një provincë rreth 100 km larg Romës, ka shkaktuar tronditje te opinion publik në Itali. 14-vjeçari, i dha fund jetës në dhomën e tij të gjumit, pak minuta pasi iu kishte dërguar një mesazh në celular shokëve të tij të klasës. "Në shkollë, më ruani një vend në rreshtin e parë", shkroi adoleshenti. Sipas anëtarëve të familjes së tij, Paolo ishte shënjestër e ngacmimeve dhe sulmeve homofobike në shkollë. Në klasë, e quanin "vajzë e vogël" dhe "Paola". Edhe pse ai ishte një nxënës i mirë, bullizimi ndaj tij ka qenë i vazhdueshëm, dhe nuk mori fund as pas ndërrimit të shkollës. Vëllai i madh i Paolo Mendicos, në një letër drejtuar Papës Leo XIV , Kryeministrit Giorgia...