Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
DITA 2 e dëshmisë, James Rubin kritika ‘Speciales’: Pse duhen mbajtur kaq gjatë në burgim ish-krerët e UÇK-së?
james rubin HAGË- Vazhdon në ditën e dytë dëshmia e James Rubin në Hagë, në mbrojtje të ish-drejtuesve të UÇK-së që mbahen prej pothuajse 5 vitesh në paraburgim me urdhër të Gjykatës Speciale. Rubin e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht. “Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson", tha ai. Sipas Rubin, kjo s’ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe, sipas tij, Madeleine Albright nuk ka pasur këtë në mendje kur ka formuar Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë. “Kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, shtoi ai. "Mua kjo më është dukur si fajësim politik,...