PD kallëzim në SPAK: Të shkarkohet dhe procedohet Irena Gjoka! Manja pengoi zbardhjen e së vërtetës

PD kallëzim në SPAK: Të shkarkohet dhe procedohet Irena Gjoka! Manja pengoi zbardhjen e së vërtetës

Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Kalaja tha se Irena Gjoka, edhe pse ishte në dijeni të ekspulsit dhe dënimit nga shteti grek, gënjeu edhe para vetingut. Ndërsa për sa i përket ish-ministrit Manja, Kalaja tha se Manjën e kanë kallëzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës referuar shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme. Kalaja paraqiti shkresën e prokurorisë ku ky institucion në kthimin e përgjigjes për rastin e gjyqtares Irena Gjoka është shprehur se si procedurë për letërporosi i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë dhe ky institucion letërporosinë e ka nisur në Athinë e jo në Janinë. “Irena Gjoka e dënuar dy herë në shtetin grek, ka...