Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur gazetën The New York Times, katër prej gazetarëve të saj dhe shtëpinë botuese Penguin Random House, duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 15 miliardë dollarësh për shpifje dhe dëmtim reputacioni. Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Florida, lidhet me disa artikuj të gazetës dhe me një libër të botuar nga Penguin me titull: “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”. Në dokument, Trump pretendon se publikimet përmbanin përmbajtje të sajuara dashakeqe dhe shtrembërime, të cilat kanë cenuar rëndë reputacionin e tij personal dhe markën e tij të biznesit. Avokatët e Trumpit thonë se këto botime kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në pozicionin e tij financiar dhe...