Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skemat piramidale online/ Qindra qytetarë e punonjës të Bashkisë Divjakë ranë pre, investonin deri në 5 mijë euro
Qindra qytetarë dyshohet se kanë rënë pre e skemave piramidale online, të cilët kanë humbur investimet e tyre në platforma si XEUC. Por, në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com thuhet se “viktima” të kësaj skeme kanë rënë edhe punonjës të Bashkisë së Divjakës. Në dosje flitet për rolin e Ereledio Shebekut, i cili pas operacionit që ndërmori Policia e Fierit është shpallur në kërkim bashkë me bashkëshorten e tij, Alma Shebeku, të dy 35 vjeç. Në dosje thuhet se Shebeku ka rolin e menaxherëve kryesorë të grupit. I riu komunikonte në telegram me një person të quajtur “Leo Smith”, i cili dyshohet se është britanik dhe koordinon skemën mashtruese. Qytetarët investojnë nga 1 mijë deri në 5 mijë dollarë. “Nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, ka të instaluar një platformë për tregëtimin e kriptomonedhave, e cila mban...