“Zvogëlohet ndjeshëm rreziku”/ Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit në ndeshjen me Shqipërinë: Arsyeja…

“Zvogëlohet ndjeshëm rreziku”/ Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit në ndeshjen me Shqipërinë: Arsyeja…

Federata Serbe e Futbollit ka reaguar pas vendimit për zhvendosjen e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë nga stadiumi i Beogradit në ‘Duboçica’ të Leskovacit. Në komunikatën zyrtare, Federata Serbe falenderoi Federatën Shqiptare dhe UEFA-n për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se siguria e lojtarëve, tifozëve dhe stafit organizativ ishte arsyeja kryesore për këtë ndryshim. Federata kujtoi incidentet e vitit 2014 si një shembull të rreziqeve që mund të lindin në këtë duel. Sipas saj, organizimi në Beograd nuk do të mund të garantonte kushtet e nevojshme të sigurisë, ndërsa stadiumi i Leskovacit ofron një atmosferë pozitive. Ky vendim gjithashtu redukton rrezikun e ndëshkimeve nga FIFA dhe UEFA, duke ruajtur reputacionin e futbollit serb. Federata serbe theksoi se ky ndryshim...